Bota

Senatori amerikan letër 5 ambasadorëve: Njihni pavarësinë e Kosovës! Ka punuar pa u lodhur

15 Mars 2022, 20:23 Nga DOSJA
Senatori amerikan letër 5 ambasadorëve: Njihni pavarësinë e

SHBA– Senatori amerikan Ritchie Torres, i cili po bën fushatë që Kosova të jetë në gjendje të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe NATO, u dërgoi letra ambasadorëve të pesë vendeve të BE-së që nuk e njohin Kosovën si vend të pavarur. Letra zyrtare u ka shkuar ambasadorëve të Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës, duke u kërkuar që të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës.

“Që nga viti 2008, Kosova ka punuar pa u lodhur me aleatët e saj, përfshirë Shtetet e Bashkuara, për të krijuar reforma të forta politike dhe ekonomike që do ta shtyjnë atë të ketë sukses. Kosova ka nevojë urgjente për ju mbështetjen e vendit për të vazhduar përpara rrugën e tij drejt suksesit dhe stabilitetit afatgjatë. Unë ju bëj thirrje me force ju të rishqyrtoni qëndrimin e kombit tuaj për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe të mirëpritni mundësinë për të diskutuar këtë temë me ju,”-ka shkruar në letrat e tij Torres.

Ndërkohë që e ka ndarë letren edhe në rrjetet e tij sociale, duke lëshuar edhe një tjetër mesazh për të gjithë diplomatet e huaj.

“Kosova ka qenë e pavarur për 14 vjet, por ka disa vende të BE-së që nuk e njohin këtë. Unë i bëj thirrje Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës që të rishqyrtojnë pozicionin e tyre dhe ta njohin Kosovën si një komb të pavarur në mënyrë që Kosova të ketë një rrugë për të hyrë në BE,”- shkruan ai në Twitter.

POSTIMI I PLOTË:

 

#Kosovo has been independent for 14 years, yet there are several EU nations that do not recognize this. I’m calling on Cyprus, Greece, Romania, Slovakia, & Spain to reconsider their position & recognize Kosovo as an independent nation so that Kosovo has a path to enter the EU. pic.twitter.com/kKTgrjuDaL

— Rep. Ritchie Torres (@RepRitchie) March 15, 2022

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kosove pavaresia e kosoves ritchie torres kosove pavaresia e kosoves ritchie torres

Sondazh

Poll