Bota

Stema e re! Gjuha shqipe ‘stampohet’ në uniformat e Policisë së Maqedonisë së Veriut

15 Mars 2022, 19:00 Nga DOSJA
Stema e re! Gjuha shqipe ‘stampohet’ në uniformat e

MAQEDONI E VERIUT- Krahas gjuhës maqedonase, edhe gjuha shqipe do të jetë e stampuar tashmë në uniformat e policisë së Maqedonisë së Veriut. Lajmi është dhënë nga zëvendëskryeministri shqiptar, Artan Grubi me anë të një njoftimi në rrjetet e tij sociale.

Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam ndryshimin e Dekretit për uniformat dhe simbolet e tyre, i cili parasheh përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare edhe në uniformat e shërbimeve policore në përputhje me ligjin,”– shkruan zëvendëskryeministri Artan Grubi.

Ligji për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike me të cilin avancohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në të gjitha organet e pushtetit qendror në vitin 2018 u votua me 69 vota “pro”, asnjë kundër apo abstenim.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni maqedoni e veriut maqedoni e veriut

Sondazh

Poll