Art&Argëtim

Maska dhe kostume si në festën e Hollween-it, kjo është veshja e çuditshme e grave kineze në plazh!

9 Korrik 2019, 08:01 Nga DOSJA
Maska dhe kostume si në festën e Hollween-it, kjo është

KINË-Kur bëhet fjalë për plazhin shohim gjëra të çuditshme sesi njerëzit e konceptojnë detin, diellin, plazhin dhe gjithçka që ka të bëjë me të. Ndoshta jemi çuditur kur kemi dëgjuar se në vende të caktuara mund të bësh plazh edhe nudo. Por ndoshta do çuditeni më shumë pasi të lexoni këtë artikull dhe të shikoni sesi gratë kineze vishen në plazh.

Përveç benefiteve që marrim nga plazhi, vajzat dhe gratë pëlqejnë që të marrin edhe ngjyrë të bukur në lëkurën e tyre teksa bëjnë plazh, por mesa duket në një plazh në Kinë gratë nuk e kanë të nevojshme këtë gjë.

Për shumë njerëz mund të duket e çuditshme por gratë  atje, vishen fiks sikur të shkonin në festën e Halloween-it.

Nuk veshin as body, as komplet me reçipeta, por gratë kineze futen në ujë pasi janë mbuluar mirë nga koka deri tek këmbët me rroba.

Të shpresojmë që kjo kulturë e të bërit plazh, mos të bëhet globale.

Kjo veshje e çuditshme është shumë popullore në plazhin Qingdao të Kinës. Maskat e fytyrës kanë për qëllim parandalimin e djegieve nga dielli dhe ruajtjen e ngjyrës e lëkurës që vetë kinezët e kanë si popull.

Veshja e tyre ngjan me atë të zhytësve ose peshkatarëve, pasi nuk lënë asnjë pjesë të trupit pa e mbuluar.

Një kapuç që rri ngjitur pas kokës për të parandaluar thumbimet e kandilëve të detit, syze të përshtatshme që mbrojnë sytë nga çfarë do lloj papastërtie në ujë dhe kostumi i gjatë deri në fund të këmbëve është veshja e famshme e plazhit për gratë kineze.

Marrë dhe pështatur nga insider

A.C.Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim grate kineze maska fytyre plazh veshja e cuditshme grate kineze maska fytyre plazh veshja e cuditshme

Sondazh

Poll