Art&Argëtim

15 vite në Top Media! Pas shumë pakënaqësive, Albana Osmani vendos të largohet nga televizioni

9 Korrik 2019, 07:32 Nga DOSJA
15 vite në Top Media! Pas shumë pakënaqësive, Albana Osmani

TIRANË– Moderatorja ikonë e Top Medias, Albana Osmani ka vendosur të largohet nga televizioni. Burime për “Prive” bëjnë me dije se kjo gjë ka ardhur si shkak i pakënaqësive të krijuara në punë.

“Po, Albana është detyruar të largohet pas pakënaqësive të shumta. Përkundër faktit se është një prej ikonave të TOP-it, që prej verës së vitit të kaluar, ajo kishte ngelur pa asnjë program për ta prezantuar ndërsa ka prezantuese të reja që po i udhëheqin 2-3 formate paralelisht. Tashmë nga televizioni nuk përkrahet as fushata ‘Ti je një luledielli’ dhe i kanë hequr reklamën e fondacionit nga transmetimi” – kështu ka deklaruar burimi i rezervuar për “Prive.al”.

Tashmë mbetet për t’u parë se ku do ta shikojmë moderatoren bukuroshe pas këtij vendimi!

(R.L/Dosja.al)

                                                                                                                                                                

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz albana osmani albana osmani largohet nga top channel moderatore në top media albana osmani albana osmani largohet nga top channel moderatore në top media

Sondazh

Poll