Bota

Lufta, Zelensky: Jemi në vijën e parë të fronit, por disa qytete nuk janë më

12 Mars 2022, 16:57 Nga DOSJA
Lufta, Zelensky: Jemi në vijën e parë të fronit, por disa

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se vendi i tij është më i bashkuar se kurrë, ndërsa përballet me pushtimin rus. CNN shkruan se Zelensky tha se Ukraina ka humbur rreth 1,300 trupa që nga e shtuna.

“Kjo luftë, një luftë e vështirë, e ka bashkuar vërtet kombin tonë. Ju po më pyesni se si është situata në vijën e parë … ka një vijë të frontit kudo. Disa qytete të vogla thjesht nuk ekzistojnë më. Dhe kjo është një tragjedi. Ata thjesht janë zhdukur. Dhe njerëzit janë zhdukur gjithashtu. Ata janë zhdukur përgjithmonë. Pra, të gjithë jemi në vijën e parë. Njerëzit që vdiqën atje, vdiqën mes nesh”, tha Zelensky.

Ai shtoi se negociatat për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës duhet të fillojnë me një armëpushim.

“Diplomatët tanë janë duke punuar në detajet e agjendës së takimit të mundshëm të delegacioneve ukrainase dhe ruse. Unë do të doja që kjo të ndodhte. Kështu që ne në fakt, jo vetëm me fjalë, mund të fillojmë procesin e zgjidhjes, paqes dhe përfundimit të luftës,”tha ai.

Zelensky tha se negociatorët rusë dhe ukrainas kanë filluar të bisedojnë në vend që të “këmbejnë ultimatume” dhe se ai është “i kënaqur” me sinjalet nga Federata Ruse. Presidenti ukrainas tha se shpresonte se diplomacia mund të sillte paqe, duke thënë se kishte “një sinjal” që vinte nga pala ruse për gatishmërinë për të negociuar, megjithëse ai nuk dha detaje se çfarë ishte ky sinjal.

Zelensky theksoi se partnerët perëndimorë duhet të përfshihen më shumë në diskutime dhe madje të ofrojnë garancitë e tyre të sigurisë për Ukrainën, pasi Ukraina nuk do të jetë kurrë në gjendje t’i besojë Rusisë pas një lufte kaq të përgjakshme.

Ai sulmoi vendet e NATO-s për hezitimin e tyre për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë , duke thënë se anëtarëve u mungon guximi për t’u bashkuar për Ukrainën dhe se nuk kanw asnjë qëndrim të rënë dakord nëse Ukraina mund të bashkohet me aleancën. Zelensky tha se vendi i tij është mirënjohës për mbështetjen dypalëshe që Ukraina ka marrë nga disa vende të NATO-s, por shtoi se vendi i tij “po vuan tani”.

LAJMI KRYESOR:LUFTA!Rusia përdor municione ‘memece’, Zelenskyy: Fazë e re terrori

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi nato volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi nato volodymyr zelensky

Sondazh

Poll