Aktualitet

Spaho: As kam ndër mend të paraqitem, sepse është e drejta ime të protestoj

12 Mars 2022, 11:42 Nga DOSJA
Spaho: As kam ndër mend të paraqitem, sepse është e drejta

KORÇË- Ka reaguar deputeti demokrat Edmond Spaho pasi ka mësuar mëngjesin e sotëm që është proceduar penalisht nga Policia e Korçës për pjesëmarrjen e tij në protestën e djeshme në Korçë, i akuzua për mosbindje ndaj Policisë dhe pengim të qarkullimit. Spaho e ka quajtur arrestimet nga policia si lodra të Policisë që përdoren për të trembur njerëzit që të mos marrin pjesë në protesta. Spaho gjithashtu theksoi se ai do të marrë pjesë në çdo protestë që do të ketë mundësi.

“Kam pasur një telefonatë që më kërkonin në cilësinë e personit në dijeni që të dëshmoja në orët e vona të mbrëmjes, as kam ndër mend të paraqitem, sepse është e drejta ime të protestoj.  Në të gjithë protestat që do të zhvillohem, sa të kem mundësi do të marr pjesë,”-tha deputeti.

LAJMI KRYESOR: Dita e 4/Shqipëria në revoltë, qytetarët marshojnë tek Kryeministria: Boll na vodhët!

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edmond spaho edmond spaho

Sondazh

Poll