Bota

Putin nis ‘hakmarrjen’ ndaj drejtuesve të FSB-së për dështimin e Rusisë në Ukrainë

12 Mars 2022, 10:49 Nga DOSJA
Putin nis ‘hakmarrjen’ ndaj drejtuesve të FSB-së për

RUSI- Për shkak të fushatës së pasuksesshme ushtarake të Rusisë në Ukrainë, presidenti i vendit, Vladimir Putin, ka filluar të kërkojë ‘kokat e turkut’. Të parët që e pësuan ishin kreu i njësisë së inteligjencës së huaj në Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB, pasardhësi i KGB-së Sovjetike), Sergey Beseda dhe zëvendësi i tij Bolukh.

Raportet tregojnë se Beseda dhe Bolukh ishin përgjegjës për inteligjencën në Ukrainë dhe me shumë mundësi ishin individët që mashtruan Putinin rreth gatishmërisë së Ukrainës për të “mirëpritur çlirimtarët rusë”. Bolukh gjithashtu mbikëqyri aktivitetet e dezinformimit.

Shërbimi i 5-të, i quajtur zyrtarisht Shërbimi i Informacionit Operativ dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, trajtonte marrëdhëniet e FSB-së me partnerët e huaj, duke përfshirë komunitetin e inteligjencës amerikane. Shërbimi përfshin Departamentin famëkeq të Informacionit Operativ (DOI), i cili kreu operacionet e inteligjencës së jashtme të FSB-së.

Shërbimi i 5-të ishte përgjegjës për t’i dhënë Vladimir Putinit informacione rreth ngjarjeve politike në Ukrainë përpara pushtimit. Dhe, duket se pas dy javësh lufte, Putini më në fund e kuptoi se ishte mashtruar: Shërbimi i 5-të, i frikësuar nuk për të acaruar liderin, thjesht i dha atij informacionin që donte të dëgjonte. Aktualisht, gjenerali Beseda dhe zëvendësi i tij janë vendosur në arrest shtëpie. Ndër arsyet për këtë janë keqpërdorimi i mjeteve të ndara për operacione, si dhe inteligjenca e dobët. Në fakt, inteligjenca që kishte spiuni i Putinit ishte, siç doli, shumë e keqe”.-thuhet nga nga burimi.

LAJMI KRYESOR/LUFTA!Rusia përdor municione ‘memece’, Zelenskyy: Fazë e re terrori

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kgb sergey beseda vladimir putin kgb sergey beseda vladimir putin

Sondazh

Poll