Bota

Forcat ruse sulmojnë një spital onkologjik në Mykolayiv

12 Mars 2022, 08:52 Nga DOSJA
Forcat ruse sulmojnë një spital onkologjik në Mykolayiv

UKRAINË- Trupat ruse kanë bombarduar një spital onkologjik në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolayiv. Zyrtarët ukrainas kanë akuzuar Rusinë për dëmtimin e spitalit dhe shkatërrimin e disa ndërtesave në qytet. 

Sipas Sky news,mjeku kryesor i spitalit, Maksim Beznosenko, tha se disa qindra pacientë ishin në spital gjatë sulmit, por fatmirësisht nuk ka anjë humbje jete. Sulmi dëmtoi ndërtesën dhe shpërtheu dritaret.

Forcat ruse kanë shtuar sulmet e tyre në Mykolaiv, i cili është 470 km larg nga  Kievi. Sulmet erdhën pasi forcat ruse janë në  përpjekje për të rrethuar kryeqytetin. 

Të mërkurën, zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë akuzuan Rusinë për bombardimin e një materniteti në qytetin jugor të Mariupolit. Në atë sulm humbën jetën tre persona.

LAJMI KRYESOR: LUFTA!Rusia përdor municione ‘memece’, Zelenskyy: Fazë e re terrori

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi maksim beznosenko lufta ukraine-rusi maksim beznosenko

Sondazh

Poll