Bota

Biznesmeni më i pasur i Rusisë i thotë Putinit: Mos na kthe në 1917

12 Mars 2022, 09:28 Nga DOSJA
Biznesmeni më i pasur i Rusisë i thotë Putinit: Mos na kthe

RUSI- Biznesmeni më i pasur rus ka paralajmëruar Kremlinin kundër konfiskimit të aseteve te kompanive që kanë ikur pas pushtimit të Ukrainës, duke thën se një hap i tillë do ta kthente vendin 100 vite pas.

Sipas CNN, Vladimir Potanin, aksioneri më i madh i kompanisë ‘Norilsk Nickel’, tha se Rusia rrezikonte të kthehej në ditët e trazuara të revolucionit të vitit 1917 nëse u përplas derën kompanive dhe investitorëve perëndimorë.

“Së pari, do të na kthente njëqind vjet mbrapa, në 1917, dhe pasojat e një hapi të tillë, mosbesimi global ndaj Rusisë nga ana e investitorëve do t’i përjetonim për shumë dekada. Së dyti, vendimi i shumë kompanive për të pezulluar operacionet në Rusi është, do të thosha, disi emocional në natyrë dhe mund të jetë marrë si rezultat i presionit të paprecedentë ndaj tyre nga opinioni publik jashtë vendit. Pra, ka shumë të ngjarë që ata të kthehen. Dhe Unë personalisht do ta mbaja një mundësi të tillë për ta”-tha Potanin. 

Potanin është miliarderi më i pasur i Rusisë dhe ka ende rreth 22.5 miliardë dollarë, sipas Bloomberg, pavarësisht se ka humbur rreth një të katërtën e pasurisë së tij këtë vit pasi aksionet e Norilsk Nickel u rrëzuan. Aksionet e kompanisë humbën më shumë se 90% në tregtimin në Londër përpara se të pezulloheshin këtë muaj, pavarësisht rritjes së çmimeve për mallrat e saj.

LAJMI KRYESOR: LUFTA!Rusia përdor municione ‘memece’, Zelenskyy: Fazë e re terrori

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vladimir potanin lufta ukraine-rusi vladimir potanin

Sondazh

Poll