Aktualitet

Binaj-Ramës: Kur sheh njerëz në shesh, nga cila anë do flesh? Patronazhistë, mos hani m**

11 Mars 2022, 16:41 Nga DOSJA
Binaj-Ramës: Kur sheh njerëz në shesh, nga cila anë do

TIRANË– Aktori Florian Binaj u është bashkuar edhe sot protestuesve përballë Kryeministrisë. Ai ka marrë mikrofonin dhe i drejtuar Kryeministrit Edi Rama e personave që sipas tij, ka nxjerrë në ekrane të televizioneve për të folur kundër protestës. Ai tha se qytetarët kërkojnë dinjitet, ulje çmimesh e taksash dhe jo tu zënë postet qeveritarëve.

“Nga suksesi i protestës fatkeqësisht qeveria në vend të heqë taksat, ka nxjerrë në fushe betejë patronazhistët, sufllaqexhinjtë dhe spiunet duke hedhur vrer mbi këtë protestë, a thua se të gjithë ju që keni ardhur këtu do bëheni Kryeministër apo Presidenti. E kemi edhe KM edhe presidentin që mos i paçim. Të gjithë ne këtu dhe ata që do vijnë nesër kemi ardhur për dinjitetin njerëzor, që ata të varfrit të kenë mundësi të hanë bukë dhe ata që bëjnë patronazhitët të mos hanë më mut. Edhe një gjë i them qeverisë: Kur shikon gjithë këta njerëz në shesh, nga cila anë do flesh,”- tha Binaj ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: Çmimet! PROTESTA masive në çdo cep, studentët e UBT marsh nëpër Tiranë, trazira në Korçë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet proteste kunder rritjes se cmimeve proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll