Aktualitet

Rama në Turqi, takon Erdogan: Gati për tu martuar me BE pa aheng, të mbajnë premtimet

11 Mars 2022, 15:15 Nga DOSJA
Rama në Turqi, takon Erdogan: Gati për tu martuar me BE pa aheng,

ANTALIA– Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në forumin diplomatik të Antalias, që i zhvillon punimet nga data 11 deri më 13 mars dhe do të marrin pjesë përfaqësues nga rreth 70 shtete. Fillimisht vetë Rama ndau momentin e takimit me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan. Më pas, në fjalën e mbajtur para politikanëve, opinionistëve e liderëve të vendeve të tjerë, Rama foli për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai përmendi pushtimin rus të Ukrainës dhe tha se kjo luftë ishte një mesazh për BE që marrin vendime duke premtuar dhe duke mos i mbajtur ato. Kreu i Qeverisë shtoi më tej se martesa me Bashkimin Evropian do të bëhet kur të jenë gati ata, pasi Shqipëria ka qenë prej kohësh dhe madje, pranon edhe pa ‘aheng’.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Rama nga Antalia: Jemi gati të martohemi me BE, lufta, mesazh për të mëdhenjtë

Në forumin diplomatik të Antalias, Rama përqafon Erdoganin: Me Presidentin

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore edi rama edi rama ne antalia rama ne turqi recep tayip erdogan edi rama edi rama ne antalia rama ne turqi recep tayip erdogan

Sondazh

Poll