Bota

Biden: Rusia do të paguajë një çmim të rëndë nëse përdor armë kimike

11 Mars 2022, 16:01 Nga DOSJA
Biden: Rusia do të paguajë një çmim të

SHBA– Presidenti amerikan, Joe Biden paralajmëroi të premten se Rusia do të paguajë një “çmim të rëndë” nëse vendi përdor armë kimike në Ukrainë.

Unë nuk do të flas për inteligjencën, por Rusia do të paguajë një çmim të rëndë nëse përdor kimikate,”- tha Biden pas komenteve që njoftuan sanksione të mëtejshme dhe kontrolle të eksporteve kundër Rusisë.

Qeveria amerikane ka zbuluar më parë se qeveria ruse ka përdorur armë kimike si nëhelmimin e vitit 2020 të liderit të opozitës rus Alexey Navalny dhe në 2018 kundër Sergei dhe Yulia Skripal në Angli.

Të dy përcaktimet nga SHBA çuan në sanksione sipas Aktit të Kontrollit të Armëve Kimike dhe Biologjike dhe Eliminimit të Luftës, i cili kërkon që Presidenti të vendosë sanksione ekonomike dhe diplomatike nëse zbulohet se një vend ka përdorur armë kimike.

Për më tepër, Bashar al-Assad i Sirisë, regjimi i të cilit mbështetet nga Rusia, përdori armë kimike në një sulm në vitin 2017.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Sulmohen qytetet, Ukraina akuzon Rusinë për terrorizëm, mblidhet Këshilli i Sigurimit

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aleksej navalny joe biden lufta ukraine-rusi aleksej navalny joe biden lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 11 Mars 2022, 15:18

Analiza e CNN/ Lufta është e Putin jo e Rusisë

Analizë nga Nic Robertson, CNNPo largohem nga Moska i zemëruar dhe i trishtuar.Ndjehet si një kalim nga errësira në dritë, por të lënë pas miq të bllokuar në vi...