Art&Argëtim

E papritur! Rikthehet “Big Brother VIP”, këtë muaj shfaqet në ekran

9 Mars 2022, 13:48 Nga DOSJA
E papritur! Rikthehet “Big Brother VIP”, këtë muaj shfaqet

TIRANË– Nëse menduat se ‘Big Brother VIP’ i kishte ardhur fundi e keni gabim! Formati më i ndjekur do të rikthehet sërish në ekran por jo me personazhet VIP por me prapaskenat. Një minidokumetar do të vijë në ekranin e Top Channel ku do të tregohen fragmente të shkëputura gjatë prapaskenave të katër muajve.

Dokumentari është përgatitur nga regjisori Eduard Grishaj dhe përmban rrëfime të banorëve në dhomën e rrëfimit, diskutimet e organizatorëve, rregullat, dënimet e vendosura madje edhe disa ‘sekrete’ të cilat nuk janë publikuar asnjëherë gjatë transmetimeve ‘live’.

Pritet që ky dokumentar të transmetohet përgjatë këtij muaji, mirëpo ende nuk është një konfirmuar një datë nisjeje për të nga produksioni. Arbana më herët e bëri me dije se “Big Brother Vip 2”, do të fillojë në fillim të vitit 2023.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz big brother big brother vip big brother big brother vip

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 9 Mars 2022, 12:59

Eminem më i çertifikuar në historinë e RIAA

SHBA- Reperi ndërkombëtarë Eminem është bërë artisti më i certifikuar në historinë e Shoqatës së Industrisë së Regjistrimit të Amerikës. Lajmin e ndau RIAA në n...