Bota

Mbyllen dy depo të vajit pa dokumentacion në Kosovë, Kurti: Nuk e lejoj zhvatjen

11 Mars 2022, 07:16 Nga DOSJA
Mbyllen dy depo të vajit pa dokumentacion në Kosovë, Kurti: Nuk e

KOSOVË– Inspektorati i Tregut në Kosovë ka mbyllur përkohësisht dy depo të operatorëve ekonomikë në Fushë Kosovë dhe Graçanicë. Kjo për shkak se kishin në depo vaj me mungesë të dokumentacionit. Këtë aksion e ka bërë të ditur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ka ndarë pamjet nga aksioni. Kurti e dënon këtë paligjshmëri për të cilën thotë që do të dënohet kushdo që bën të tilla zhvatje,

POSTIMI:

Mbyllen dy depoPas një aksioni të Inspektoratit të Tregut dhe Policisë së Kosovës, Departamentit për hetimin e Krimeve Ekonomike, në dy depo (Fushë Kosovë dhe Graçanicë) është gjetur vaj për të cilin ka munguar dokumentacioni.3.49 euro për një shishe vaj është rritje artificiale. Nuk e lejojmë zhvatjen. E kemi shtuar kontrollin e mbikëqyrjen dhe do t’i ndëshkojmë ata që manipulojnë e përfitojnë në emër të krizës.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora albin kurti kosove albin kurti kosove

Sondazh

Poll