Aktualitet

“Nafta nuk është luks, por mjet jetese”, Binaj: Duhet të mendojmë për njëri-tjetrin

10 Mars 2022, 17:02 Nga DOSJA
“Nafta nuk është luks, por mjet jetese”, Binaj: Duhet

TIRANË- Aktori Florian Binaj ka deklaruar se nafta nuk mund të konsiderohet si një luks, pasi është mjet jetese. Gjatë protestës së sotme në Tiranë, Binaj u shpreh se vetëmj nga protesta e djeshme ata arritën dy gjëra, kthyen kryeministrin Rama nga Dubai si dhe nafta u ul. Ai ka thënë se qeveria dhe pushtetarët nuk duan t’ja dinë për ne, ndaj dhe duhet të mëndojnë për vetën.

“Vetëm aq sa ishim mbrëmë i bëmë dy gjëra, u ul nafta dhe erdhi ai nga Dubai. Imagjinoni çfarë do të ndodhë të shtunë po të mblidhemi të gjithë. Nafta nuk është luks, por është mjet jetese. Por këta nuk e dinë pse ja kemi dhënë mundësinë. Në shkollë po ngele një vit ta falin, po ngele vitin e dytë nuk merr shkollën. Ne kemi 30 vite që i durojmë këta. Prapë i japim mundësi të njëjtëve njerëz.

Kur kryeministri ka ardhur në pushtet, unë kam qenë 11 vjec dhe i mbaron mandati kur unë të jem 40 vjec. Ka të tjerë më keq se ky, që kanë qenë në politikë që kur ka qenë gjyshi i Bushit në Amerikë, iku gjyshi erdhi babi i Bushit, iku ai erdhi Klinton, iku Klinton erdhi Bushi. Iku Bushi erdhi Obama, iku Obama erdhi Trump, iku Trump erdhi ky tjetri dhe ky është prapa në politikë. Ne nuk duhet të rreshtim sepse këta 30 vjet nuk kanë menduar asnjëherë për ne, por ne duhet të mendojmë për njëri tjetrin”, tha Binaj.

LAJMI KRYESOR: Qytetarët ngrihen kundër qeverisë, thirrje për grumbullime, nga Tirana tek Rruga e Kombit

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet politike

Sondazh

Poll