Bota

‘Ka pasoja negative’, Peskov pretendon se Rusisë po i bëhet një “luftë ekonomike”

10 Mars 2022, 12:56 Nga DOSJA
‘Ka pasoja negative’, Peskov pretendon se Rusisë po i

RUSI– Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha të enjten se situata ekonomike në Rusi është “absolutisht e paprecedentë” dhe fajësoi Perëndimin për një luftë ekonomike kundër vendit.

Ka pasoja negative, ato do të minimizohen. Për momentin situata është e turbullt“, tha ai.

Peskov ia atribuoi normat e larta të inflacionit “një ndikim të jashtëm tronditës” në ekonominë e Rusisë. Peskov shtoi se masat për të qetësuar këtë situatë tashmë janë duke u zbatuar, por se Rusia duhet të veprojë në mënyrë që të minimizojë pasojat dhe rreziqet e mëtejshme.

Një sërë sanksionesh janë vendosur kundër Rusisë nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ndër të tjera, që nga pushtimi i Ukrainës.

LAJMI KRYESOR/ Dita 15! Sulmohen tre spitale në Ukrainë, Zelensky: Gjenocid! Dështojnë negociatat

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmitry peskov lufta ukraine-rusi sanksionet ndaj rusise dmitry peskov lufta ukraine-rusi sanksionet ndaj rusise

Sondazh

Poll