Bota

Gjermania nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë

9 Mars 2022, 14:44 Nga DOSJA
Gjermania nuk do të dërgojë avionë luftarakë në

GJERMANI– Gjermania thotë se nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë, pasi SHBA refuzoi ofertën e Polonisë për të transferuar avionët e saj MiG-29 të prodhimit rus në Ukrainë nëpërmjet një baze amerikane në Gjermani.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz thotë se Gjermania ka siguruar të gjitha llojet e materialeve të mbrojtjes duke përfshirë armët, por ai thotë se padyshim që avionët luftarakë nuk janë pjesë e kësaj.

Një zëdhënës i kryeministrit thotë se Boris Johnson ka thënë në mënyrë të përsëritur se është i përkushtuar të sigurojë armët që i duhen Ukrainës. Më herët, Mbretëria e Bashkuar tha se po rrit furnizimin e saj me armë në Ukrainë, duke dërguar 1615 më shumë raketa të lehta antitank, si dhe raketa Javelin me rreze më të gjatë dhe duke kërkuar dërgimin e raketave tokë-ajër.

LAJMI KRYESOR: Ukrainë-Rusi/SHBA s’pranon ofertën e Polonisë, armëpushim në disa qytete, civilët evakuohen

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi olaf scholz lufta ukraine-rusi olaf scholz

Sondazh

Poll