Bota

Kryebashkiaku i Kievit ju bën thirrje popullit ukrainas që të “mbrojë të ardhmen e vendit”

9 Mars 2022, 14:52 Nga DOSJA
Kryebashkiaku i Kievit ju bën thirrje popullit ukrainas që të

UKRAINË– Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, i ka bërë thirrje popullit të Ukrainës që të “mbrojnë të ardhmen e tyre” kundër dëshirës së presidentit rus Vladimir Putin për të rindërtuar perandorinë ruse.

Duke folur për CNN, Klitschko tha se Kievi do të kishte burime të mjaftueshme për të zgjatur një ose dy javë nëse trupat ruse do të arrinin të rrethonin kryeqytetin, ku së fundmi ai ka vizituar postet mbrojtëse të ushtrisë ukrainase.

U them njerëzve që nuk dorëzohemi kurrë, sepse është toka jonë, është qyteti ynë, është familja jonë. Ne mbrojmë të ardhmen tonë. Arsyeja e luftës, nga pala ruse, në fakt është e pakuptimtë. Arsyeja pse Putini e bën këtë luftë është sepse ne duam të jemi një vend demokratik evropian dhe Putin dëshiron të rindërtojë perandorinë ruse”,-tha Klitschko.

“Pa Ukrainën është e vështirë të bëhet. Është ëndrra e tij për të rindërtuar Bashkimin Sovjetik. Ne ishim në BRSS dhe nuk duam të kthehemi në BRSS”, vazhdoi ai.

Të mërkurën, ushtria ukrainase ra dakord për një armëpushim të ri 12-orësh me Rusinë për të lejuar civilët të largohen përmes korridoreve të evakuimit nga disa qytete.

LAJMI KRYESOR: Ukrainë-Rusi/SHBA s’pranon ofertën e Polonisë, armëpushim në disa qytete, civilët evakuohen

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vitali klitschko lufta ukraine-rusi vitali klitschko

Sondazh

Poll