Art&Argëtim

Disa këshilla hidratimi, si të keni një trup të shëndetshëm gjatë verës

7 Korrik 2019, 14:53 Nga DOSJA
Disa këshilla hidratimi, si të keni një trup të

Dihet se trupi njerëzor përbëhet më së shumti nga uji, për këtë arsye është e nevojshme të konsumoni lëngje të mjaftueshme për të siguruar ekuilibrin mes konsumit dhe humbjeve.

Mungesa e ujit në trup ose humbja e madhe e lëngjeve pa u kompensuar mund të shkaktojë dëme të mëdha për shëndetin, sepse hidratimi është një element kyç. Ja se si të siguroheni që organizmi juaj të qëndrojë i mirëhidratuar.

Lëngjet mund të merren në mënyra të ndryshme: për shembull pirja e lëngjeve të ndryshme apo konsumimi i ushqimeve që përbëhen nga sasi të mëdha uji. Uji është shumë i rëndësishëm pasi pastron organizmin, eliminon toksinat, hidraton trupin, stimulon metabolizmin etj.

Ai është burimi kryesor i mineraleve. Sipas personit, gjinisë, moshës dhe karakteristikave fizike, rekomandohet të pihet një sasi e vogël që vërtitet nga dy në tre litra ujë në ditë. Uji, përveçse është pija më e shëndetshme, është edhe ajo më ekonomike dhe freskuese më shumë se çdo lëng tjetër.

Pasojat e dehidratimit

Sipas Institutit Europian të Hidratimit, “dehidratimi është ulja e sasisë së lëngjeve ekzistues në organizmin tonë”. Çekuilibri mes lëngjeve që futen dhe atyre që dalin nga trupi redukton sasinë e ujit në qeliza dhe për pasojë, rënien e kripërave minerale të domosdoshme për funksionimin e organizmit, shkruan noa.al. Për të shmangur dehidratimin, njerëzit kanë si mundësi të vetme konsumimin lëngjeve: njeriu është i paaftë për të prodhuar ujë.

Rekomandime për t’u hidratuar në mënyrën e duhur:

-Mos prisni që të keni etje për të pirë ujë ose lëngje.

-Kujdesuni për personat më të rrezikuar: fëmijët, të sëmurët dhe të moshuarit.

-Hidratohuni më shumë kur përballeni me temperatura më të larta, kur bëni sport ose kur jeni nën stres.

-Hidratohuni me pije natyrale dhe ushqime vegjetale, duke shmangur sa më shumë alkoolin.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim keshilla hidratimi trup i shendetshem keshilla hidratimi trup i shendetshem

Sondazh

Poll