Bota

Rrugës për Ukrainë/ Këngët patriotike shoqërojnë dy shqiptart që duan të luftojnë me rusë

8 Mars 2022, 22:06 Nga DOSJA
Rrugës për Ukrainë/ Këngët patriotike

KOSOVË- Maliq Behluli dhe Ismet Shala janë dy shqiptarët e parë nga Kosova që ja po i drejtohen Ukrainës për të luftuar me forcat ruse. IndeksOnline shkruan se ata aktualisht ndodhen në pikën kufitare Poloni-Ukrainë në tentim për të kaluar në zonën e luftës.

“Arsyet janë thjesht shumë humane. Na kanë prekur këto pamje dhe një armik i përbashkët. Kam disa përvoja. Kam qëndruar në Kosovë gjatë luftës. Përvojën e shërbimit ushtarak në ish-Jugosllavi. Na kujtojnë çfarë kemi hequr në Kosovë”, tha Behluli.

Ndërkohë Shala kujton faktin, që Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Nuk kam përvojë. Por kam përjetuar luftën në Kosovë. Pamjet flasin vetë. Fëmijë, gra. Burra nuk shihen. Do të solidarizohemi me civilët e Ukrainës. Për paqe çdokush ka të drejtën të luftojë Të gjitha shtetet e BE-së e përkrahin Ukrainën në këtë luftë. Dihen qëndrimet e Rusisë. Ndoshta Ukraina do të ndërrojë mendje e të na përkrahë”, tha Shala.

Burrat nga Mushtishti i Suharekës që jetojnë në perëndim, kanë hyrë Live në rrjetet sociale derisa po udhëtonin me makinën e tyre për Ukrainë. Ajo që bie në sy e vesh janë këngët patriotike që ata dy i dëgjojnë pandërprerë derisa bisedojnë mesveti se si do të luftojnë për çlirimin e Ukrainës nga forcat ruse.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni ismet shala maliq behluli ismet shala maliq behluli

Sondazh

Poll

Bota 8 Mars 2022, 20:26

A është lufta fillimi i fundit të Putinit?

SHBA- Kanë kaluar trembëdhjetë ditë që kur nisi lufta brutale në Ukrainë dhe presidenti rus Vladimir Putin nuk ka arritur ta nënshtrojë vendin. Ai nuk duket të ...