Aktualitet

Të porositur? Kryetarët drejtojnë gishtin tek deputetët: Fajtorët për humbjen e zgjedhjeve!

8 Mars 2022, 21:30 Nga DOSJA
Të porositur? Kryetarët drejtojnë gishtin tek deputetët:

TIRANË– Të gjithë kryetarët e degëve të Partisë Demokratike i kanë dalë në mbrojtje kryedemokratit Lulzim Basha. Një ditë pasi thuajse të gjithë deputetët kanë kërkuar dorëheqjen e bashës, ky i fundit, siç duket ka gjetur mbështetje tek kryetarët.

Të gjithë përfaqësuesit e PD-së në rrethe kanë drejtuar gishtin ndaj deputetëve dhe janë shprehur se është faji i tyre që nuk i kanë fituar zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Si të organizer, shumë prej tyre sulmuan nënkryetaren Grida Duma, të cilën e akuzuan se nuk kishte shkuar të bënte fushatë siç ishte udhëzuar, por ishte treguar neglizhente ndaj takimeve. I Lezhës, Fran Frrokaj komentoi edhe veshjet e deputetëve që sipas tij shkojnë në fushtë me ‘Versace’ për karshillëk e jo për të folur me qytetarët.

Të jenë të porositur? Apo janë një rastësi qëndrimi i kryetarëve të degëve mbrojnë Bashën, ndërsa grupi parlamentar kërkon ta largojë?

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike levizja kunder bashes ne pd partia demokratike levizja kunder bashes ne pd partia demokratike

Sondazh

Poll