Aktualitet

Kush është Bajlozi që e porositi? Vrasja e Behar Sofisë, SPAK di vetëm pseudonimin

8 Mars 2022, 21:03 Nga DOSJA
Kush është Bajlozi që e porositi? Vrasja e Behar Sofisë,

TIRANË- Megjithëse me pesë të akuzuar për vrasjen e Behar Sofisë midis tyre edhe vrasësi Ernejt Shyti i kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, SPAK vijon ende të kërkojë prova për zbulimin e porositësit të parë që e donte me doemos eleminimin e 66-vjeçarit. Për këtë shtetas nga rrëfimet e Ernejt Shytit, SPAK di vetëm nofkën e tij.

Ky person përshkruhet nga i penduari i drejtësisë si “Bajlozi”. Ernejt Shyti sipas burimeve të sigurta të TCH kujton bisedën mes të akuzuarit tjetër Xhuliano Visha, qe ishte ndërmjetësi, dhe shtetasit Bujar Leza, i cili do të siguronte biçikletën me të cilën ai do të largohej nga skena e krimit.

Dëshmitari i drejtësisë kujton se të dy ata ishin njohur në një burg dhe kur u pyet: A është e sigurtë që “Bajlozi” do na japë lekët për punën që do kryejnë tek ETC? Ai e përshkroi porositësin si një person korrekt me të cilin kishin bërë edhe punë të tjera. Në këtë moment i akuzuari kujton se e pyeti se përse e thërrasin “Bajlozi”?

“Kur i dyshuari u prezantua me njërin nga te akuzuarit ai e pyeti nëse kishte apo jo para për te blerë një kostum te gjere ne mënyre qe mos te dallohej ?

Për ta bindur SPAK se po thotë të vërtetën, Ernejt Shyti që sapo ishte kthyer nga Mali i Zi, ka treguar edhe banesën e të dyshuarëve të përfshirë, por edhe detaje të tjera qe mbahen sekret. Deri më tani janë identifikuar si të përfshirë për vrasjen e Behar Sofisë shtetasit Ernejt Shyti , Xhuliano visha, Leonard Xhixha , Skënder Vathi dhe Bujar Leze, që nga ana e tyre mbajnë qëndrim mohues.

“Ernejt shyti tregon edhe ngjarje të tjera si porosia për të djegur një makinë”BMV”, pasi i zoti i saj nuk e kishte dorëzuar të gjithë drogën”.

Ky shtetas, sipas të penduarit ka mbetur invalid dhe negocimi për ta kryer shpërthimin e mjetit ndodhi mes kusheririt dhe Lezës.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bujar leze ernejt shyti leonard xhixha skënder vathi xhuliano visha bujar leze ernejt shyti leonard xhixha skënder vathi xhuliano visha

Sondazh

Poll