Ekonomi

Dollari rritet sërish, sot këmbehet me mbi 115 lekë

8 Mars 2022, 22:27 Nga DOSJA
Dollari rritet sërish, sot këmbehet me mbi 115 lekë

TIRANË– Dollari ka njohur sërish rritje. Sot është këmbyer me 115.3 lekë dhe ka njohur një tjetër rritje nga një ditë më parë. Euro u forcua përsëri me ritme të shpejta në kursin e këmbimit me lekun ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 127.08 lekë, në rritje me 2.5 pikë krahasuar me ditën e hënë. Në harkun e një javë, euro është mbiçmuar me 4.7% ndaj lekut dhe ka shënuar një rekord të ri për dy vitet e fundit.

Nëse bëjmë edhe një krahasim me monedhat e rajonit, vihet re se vetëm leku është monedha që po zhvlerësohet e po pëson një rënie me 1.8% krahasuar me euron. Monedhat e Maqedonisë së Veriut, Serbisë e Kroacisë kanë pësuar rritje përkatësisht me nga 0.068% për dinarin serb, 0.25% për dinarin e Mqedonisë së Veriut dhe me 0.12% për kunat në Kroaci.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi dollari euro kembimi valutor dollari euro kembimi valutor

Sondazh

Poll