Ekonomi

Ç’po ndodh? Leku zhvlerësohet ndjeshëm përballë euros e dollarit (Krahasimi me rajonin)

7 Mars 2022, 19:27 Nga DOSJA
Ç’po ndodh? Leku zhvlerësohet ndjeshëm përballë

TIRANË– Leku po zhvlerësohet ndjeshëm prej disa ditësh dhe monedhat e huaja po rriten në raport me atë kombëtare. Vetëm sot, një euro blihej me 124.7 lekë ( nga 120) dhe shitej me 128.1 lekë (nga 126), ndërsa dollari blihej me 114.4 lekë (nga 100) dhe shitej me 117.9 lekë.

Me këto ritme, në një kohë që ka nisur edhe rritja e çmimeve të suhqimeve pasi Shqipëria importon më shumë se sa prodhon, euro mund të këmbehet pas një jave edhe me 150 lekë.

Nëse bëjmë edhe një krahasim me monedhat e rajonit, vihet re se vetëm leku është monedha që po zhvelrësohet e po pëson një rënie me 1.8% krahasuar me euron. Monedhat e Maqedonisë së Veriut, Serbisë e Kroacisë kanë pësuar rritje përkatësisht me nga 0.068% për dinarin serb, 0.25% për dinarin e Mqedonisë së Veriut dhe me 0.12% për kunat në Kroaci.

Nga ana e Bankës së Shqipërisë nuk ka pasur asnjë reagim.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi dollare euro kembimi valutor leku dollare euro kembimi valutor leku

Sondazh

Poll

Ekonomi 5 Mars 2022, 06:26

Pandemia “zhgënjen” tregun e farmaceutikës

Gjatë dy viteve të pandemisë, importet e produkteve farmaceutike shënuan rritje të zbehtë, kurse shitjet regjistruan rritje të fragmentuara në disa operatorë që...