Ekonomi

Lirimi i brezit frekuencor 700 MHz: Krasniqi takim në Autoritetin Rregullator kroat

7 Mars 2022, 15:56 Nga DOSJA
Lirimi i brezit frekuencor 700 MHz: Krasniqi takim në Autoritetin

KROACI- Shqipëria vijon axhendën e takimeve për të kordinuar Lirimin e Brezit Frekuencor 700 MHz (njohur si DD2). Kryetarja e Autoritetit  të Mediave Audiovizive Armela Krasniqi dhe delegacioni I AMA-s ishte në një vizitë zyrtare në Kroaci për të diskutuar me homologët kroat mbi kordinimin e planit frekuencor dhe harmonizimin e parametrave teknik.

Kryetarja e AMA-s, znj.Krasniqi falenderoi palën kroate për organizimin e shpejtë të këtij takimi dhe për angazhimin në këtë proces tejet të vështirë nga pikpamja e kordinimit teknik. Palët diskutuan mbi pikat në të cilat dy vendet kanë çështje për të zgjidhur në vijim të koordinimit të frekuencave të brezit UHF dhe brezin e III- VHF.

U dakordësua që të vijojë bashkëpunimi në harmonizimin e parametrave teknikë të rrjeteve kombëtare shqiptare me qëllim arritjen e pajtueshmërisë midis allotmenteve të Tiranës dhe Dubrovnikut (D09). Pala kroate u dakordësua në parim me planin frekuncor të Shqipërisë dhe do të vijojë punën me administratën e AMA-s për harmonizimin e parametrave teknikë për të shmangur interferenca në të ardhmen. Kroacia ishte një ndër vendet e fundit në rajon që nuk kishte dhënë dakordësinë e saj për planin frekuencor shqiptar.

Më herët, Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive ndërmori një axhendë takimesh me vendet fqinjë në rajon për shkak të rëndësisë së këtij procesi, si dhe afateve të afërta në kohë për realizimin e tij. Në vijim të kësaj, në Tiranë u nënshkruan Deklarata dypalëshe Dakordësie me Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe me Kosovën. Kjo do të pasohet me Marrëveshjet përkatëse për lirimin e brezit frekuencor dhe finalizimin e ketij procesi brenda afatave të përcaktuara në aktet ndërkombëtare. Me nënshkrimin e “Deklaratës së Përbashkët” institucionale për lirimin e brezit të frekuencave 700 MHz, palët nënshkruese konfirmuan arritjen e një plani të përputhshëm të frekuencave ndërmjet administratave përkatëse mbi koordinimin e frekuencave numerike tokësore, në brezin 470-694 MHz. Shqipëria për planin e saj frekuencor DD2 ka marrë miratimin edhe të Italisë e Greqisë.

(Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sociale sociale ama armela krasniqi ama armela krasniqi

Sondazh

Poll

Ekonomi 5 Mars 2022, 06:26

Pandemia “zhgënjen” tregun e farmaceutikës

Gjatë dy viteve të pandemisë, importet e produkteve farmaceutike shënuan rritje të zbehtë, kurse shitjet regjistruan rritje të fragmentuara në disa operatorë që...