Bota

Lufta në Ukrainë, Moska shpall armëpushim të ri: Do krijojmë korridore evakuimi për civilët

8 Mars 2022, 20:15 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, Moska shpall armëpushim të ri: Do

UKRAINë- Moska ka shpallur një armëpushim të ri në Ukrainë. Mësohet se armëpushimi do të hyjë në fuqi nga dita e nesërme dhe do të përfshijë gjithashtu edhe Kievin.

Me orën lokale ukrainase armëpushimi do të nisë në orën 09:00 të mërkurën. Në një deklaratë, Kremlini ka thënë se është gati të sigurojë korridore evakuimi nga Kievi, Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol, së bashku me qytetet e tjera të negociuara me palën ukrainase.

Rusia këmbëngul në nevojën e një kanali të vazhdueshëm komunikimi me Ukrainën për të shkëmbyer informacione në lidhje me evakuimin e civilëve dhe të huajve. Pala ruse propozon që Kievi të njoftojë përfaqësuesit e ambasadave të shteteve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare të vendosura në territorin e Ukrainës për armëpushimin dhe sigurimin e korridoreve humanitare deri në orën 3 të mëngjesit të së mërkurës me orën e Moskës.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Hapen korridoret humanitare, largohen 2 mln civilë, Zelenskyy i gatshëm për kompromis

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 8 Mars 2022, 20:26

A është lufta fillimi i fundit të Putinit?

SHBA- Kanë kaluar trembëdhjetë ditë që kur nisi lufta brutale në Ukrainë dhe presidenti rus Vladimir Putin nuk ka arritur ta nënshtrojë vendin. Ai nuk duket të ...