Bota

Lufta në Ukrainë, Blinken takohet me Macron: Kundërshtojmë kërcënimet ruse

8 Mars 2022, 20:03 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, Blinken takohet me Macron: Kundërshtojmë

FRANCË- Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua për më shumë se një orë me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris të martën. CNN shkruan se takimi i tyre, i cili zgjati nga ora 18:05 deri në 19:18 me orën lokale, vjen një ditë pasi Presidenti Joe Biden zhvilloi një bisedë të përbashkët me Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin britanik Boris Johnson.

Blinken shkroi në Twitter se ishte në Paris, i cili nuk ishte në itinerarin e tij origjinal, për të vazhduar të punojë në solidaritet me aleatët francezë për të kundërshtuar kërcënimet që agresioni i Kremlinit paraqet për demokracinë dhe paqen në Evropë.

“Udhëheqja e Francës ka qenë vendimtare për përgjigjen e unifikuar dhe të paprecedentë të Evropës ndaj luftës së zgjedhur të Putinit”, shkroi Blinken.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Hapen korridoret humanitare, largohen 2 mln civilë, Zelenskyy i gatshëm për kompromis

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota antony blinken emmanuel macron lufta ukraine-rusi antony blinken emmanuel macron lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 8 Mars 2022, 20:26

A është lufta fillimi i fundit të Putinit?

SHBA- Kanë kaluar trembëdhjetë ditë që kur nisi lufta brutale në Ukrainë dhe presidenti rus Vladimir Putin nuk ka arritur ta nënshtrojë vendin. Ai nuk duket të ...