Bota

‘Eja shiko çka bërë miku yt’, kryebashkiaku polak përballet me Salvinin për Putinin

8 Mars 2022, 18:06 Nga DOSJA
‘Eja shiko çka bërë miku yt’, kryebashkiaku polak

POLONI– Kryetari i qytetit polak të Przemyśl, një fshat pranë pikës kryesore të kalimit me Ukrainën, është përballur me Matteo Salvinin, kreun e partisë së krahut të djathtë të Italisë Liga, për mbështetjen e tij të mëparshme për Vladimir Putin.

Sipas The Guardian, kryetari i Bashkisë së Przemysl, Wojciech Bakun, e ftoi Salvinin që të vizitojë një qendër refugjatësh lufte ndërsa kishte veshur një bluzë me fytyrën e Putinit.

Gjatë një konference për shtyp të martën, kryebashkiaku i Przemysl, Wojciech Bakun, duke qëndruar pranë Salvinit, i cili sapo kishte mbërritur në Przemysl për një vizitë për të treguar mbështetjen e tij ndaj refugjatëve ukrainas, por që njihet për pikëpamjet e tij të mëparshme pro-Kremlinit, tërhoqi një bluzë nga xhaketa e tij që tregonte fytyrën e Putinit dhe fjalët: “Ushtria e Rusisë”. Veshja ishte e ngjashme me atë që Salvini kishte veshur në të kaluarën.

Ejani me mua në kufi dhe dënoni atë. ejani për të parë se çfarë ka bërë miku juaj Putin“.-tha ai.

Ndërsa Salvini u përpoq të ndërpresë Bakun duke shpjeguar se ai erdhi këtu për të “ndihmuar refugjatët, fëmijët, nënat, baballarët, nga Ukraina”, kryebashkiaku tha: “Unë nuk do të të pranoj”, përpara se të largohej.

Salvini e ka lavdëruar Putinin në të kaluarën, duke e përshkruar presidentin rus si “një nga shtetarët më të mirë”. Partia e tij është akuzuar gjithashtu se ka marrë para nga Kremlini, por Salvini gjithmonë i ka mohuar këto akuza.

Në fund të konferencës për shtyp, Salvini tha se ai nuk ishte “i interesuar për grindjet me të majtën italiane apo atë polake”. Kur u pyet nëse e dënon Putinin, ai u përgjigj: “Sigurisht, padyshim. Ne e dënojmë luftën”.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi matteo salvini wojciech baku lufta ukraine-rusi matteo salvini wojciech baku

Sondazh

Poll