Bota

Lufta në Ukrainë, Prokurori gjerman: Po nis një hetim strukturor për krimet e dyshuara

8 Mars 2022, 16:14 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, Prokurori gjerman: Po nis një hetim strukturor

GJERMANI- Prokurori federal i Gjermanisë ka hapur një hetim strukturor për krimet e dyshuara të luftës të kryera nga trupat ruse që nga pushtimi i Ukrainës. CNN shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur zyra e prokurorit federal të Gjermanisë.

“Zyra e Prokurorisë Federale ka hapur një të ashtuquajtur hetim strukturor në lidhje me konfliktin e armatosur ndërkombëtar midis Rusisë dhe Ukrainës. Ka indikacione konkrete se krimet e luftës mund të jenë kryer tashmë, në veçanti krimet e luftës që përfshijnë përdorimin e metodave të ndaluara të luftës kundër civilëve ukrainas si dhe objekteve civile,” thuhet në deklaratë.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Hapen korridoret humanitare, largohen 2 mln civilë, Zelenskyy i gatshëm për kompromis

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll