Bota

KFOR: Hapësira ajrore mbi Kosovën mbetet e hapur për aeroplanët rusë

7 Mars 2022, 21:22 Nga DOSJA
KFOR: Hapësira ajrore mbi Kosovën mbetet e hapur për

KOSOVË- Hapësira ajrore mbi Kosovën mbetet e hapur për aeroplanët rusë, pavarësisht kërkesës së institucioneve kosovare ndaj KFOR-it për të mbyllur atë. KosovaPress shkruan se këtë e bëri të ditur, zyrtari për medie në KFOR, Daniele Riggio, duke iu referuar një zyrtari të NATO-s.

“Hapësira ajrore mbi Kosovën mbetet e hapur. Komandanti i KFOR-it ruan autoritetin parësor për përdorimin e hapësirës ajrore mbi Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së për të siguruar mjedis të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha ai duke iu referuar deklaratës së zyrtarit të NATO-s.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot bëri të ditur se kanë parashtruar kërkesë ndaj KFOR-it që të mbyllë hapësirën ajrore të Kosovës për avionët rusë.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni daniele riggio donika gërvalla kfor daniele riggio donika gërvalla kfor

Sondazh

Poll