Bota

Situata e rëndë në Kiev, evakuohen ambasadorja britanike dhe stafi i OSBE-së

7 Mars 2022, 16:55 Nga DOSJA
Situata e rëndë në Kiev, evakuohen ambasadorja britanike dhe

UKRAINË– Ndërkohë që delegacionet e dy palëve po vijojnë bisedimet në raudnin e tretë për një marrëveshje midsi Ukrainës dhe Rusisë duket se forcat e armatosura ruse nuk ndalen me avancimin në Kiev.

Vetëm pak minuta më parë është raportuar se ambasadorja britanike në Ukrainë, Melinda Simmons është larguar nga vendi për shkak të “situatës së rëndë të sigurisë”. Lajmi u konfirmua nga Liz Truss teksa u mor në pyetje nga Komisioni i Punëve të Jashtme këtë pasdite. Ambasadorja më parë u zhvendos në Lviv në Ukrainën perëndimore nga kryeqyteti Kiev, në prag të pushtimit të Rusisë.

Pas ambasadores britanike edhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka thënë se ka përfunduar evakuimin e të gjithë stafit të saj ndërkombëtar nga Ukraina.

Duke folur në një takim të 57 shteteve të saj, Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Schmid tha se ishte “e kënaqur” që ekipet e mbetura ishin zhvendosur në siguri.

Kjo do të thotë se pothuajse 500 anëtarët e misionit ndërkombëtar të pranishëm në Ukrainë në fillim të operacionit ushtarak rus tani janë evakuuar,” tha Shmid.

LAJMI KRYESOR: Lufta në Ukrainë/ Hapen korridoret humanitare në disa qytete, Zelenskyy paralajmëron Putin

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota helga schmid lufta ukraine-rusi melinda simmons osbe ne ukraine helga schmid lufta ukraine-rusi melinda simmons osbe ne ukraine

Sondazh

Poll