Art&Argëtim

Marëdhënia me Trixën pas BBV? Einxhel: Nuk e kam takuar, di që është e rënduar

7 Mars 2022, 11:46 Nga DOSJA
Marëdhënia me Trixën pas BBV? Einxhel: Nuk e kam takuar, di

TIRANË- Moderatorja Einxhel Shkira ka folur për marrëdhënien me këngëtaren Beatrix Ramosaj pas daljes nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’. Einxhel ishte e ftuar në emisionin e ‘ Wake Up’ ku ka treguar se nuk është takuar më Trixën por ka kontaktuar me të dhe është shumë mirë. Einxhel gjithashtu tha se këngëtarja ka vendosur të bëjë një izolim për të kaluar këtë situatë pas daljes nga ‘Big Brother VIP’ dhe gjithashtu pas ndarjes më aktorin e humorit Donald Veshaj.

“Trixën nuk e kam takuar. Por e kam ditur se do të jetë pak më e rënduar. Kam komunikuar me Trixën, edhe brenda kam qenë e merakosur për të. Kjo nuk vjen vetëm nga BB VIP, por është edhe nga natyra e Trixës që është shumë e tërhequr nga daljet publike. Dhe në atë momënt që mas e bbb ka qenë shumë e madhe dhe kur të dilte do e ndiqnin njerëzit më sy cfarë po bën cfarë ka veshur cfarë po thotë dhe kjo ka qenë ajo që I shkaktonte shqetësim deri diku Trixës dhe kjo ka qenë gjithashtu ajo që ne kemi pasur të gjith merak në lidhje me të, shto pastaj pjesës së gjërave të tyre personale që ndodhën. Mendoj se edhe Trixa ka zgjedhur një lloj izolimi për të qenë më e qetë që të bëhet gati kur të dalë”, tha Einxhel.

 Këngëtarja Beatrix Ramosaj nuk ka bërë asnjë intervistë që pas daljes nga ‘Big Brother VIP’ duke mos sqaruar shumë gjëra që kanë ndodhur me të brenda dhe jashtë shtëpisë së BBV. Einxhel Shkira vazhdon romanën me Dj Dagz edhe pas daljes nga BBV.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz beatrix ramosaj donald veshaj einxhel shkira beatrix ramosaj donald veshaj einxhel shkira

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Mars 2022, 17:04

FOTO/Koleksioni i makinave të Justin Bieber

SHBA- Përveçse është një nga këngëtarët më të njohur në botë, Justin Bieber ka një koleksion të madh makinash. Përveç makinave të markave luksoze,...