Bota

Rrëqeth Zonja e Parë e Ukrainës: Edhe sa fëmijë duhet të vdesin që rusët të ndalen?!

7 Mars 2022, 08:17 Nga DOSJA
Rrëqeth Zonja e Parë e Ukrainës: Edhe sa fëmijë duhet

UKRAINË– Bashkëshortja e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dhënë një mesazh tejet prekës për luftën, që po zhvillohet nga agresori rus prej 12 ditësh në vendin e saj. Olena Zelensky iu është lutur mediave që “të tregojnë të vërtetën e tmerrshme se trupat e Putinit po vrasin fëmijë me vetëdije dhe cinizëm”, raporton DailyMail.

Zonja e Parë e Ukrainës e nis mesazhin e saj me pyetjen therëse se “Sa fëmijë të tjerë duhet të vdesin për të bindur trupat ruse të ndalojnë qëllimin”?

POSTIMI I PLOTE

Pushtuesit po vrasin fëmijë ukrainas. Me vetëdije. Sofia, 6 vjeç. Ajo, vëllai i saj një vjeç e gjysmë, nëna, gjyshja dhe gjyshi i të cilëve u qëlluan në makinën e tyre. Familja ishte duke u përpjekur të largohej nga vendi dhe përfundoi e sulmuar nga trupat ruse.
Femijet tane. Alisa nga qyteti ukrainas i Ochtyrka. Asaj iu pre jeta në mes që 8 vjeç. Ajo vdiq gjatë të shtënave së bashku me gjyshin e saj, i cili po përpiqej ta mbronte me trupin e tij.Polina nga Kievi. Ajo vdiq së bashku me prindërit dhe vëllain e saj gjatë të shtënave me armë në rrugët e kryeqytetit. Motra e saj ndodhet në gjendje kritike.Arsenij 14 vjeç. Plumbat e goditen djalin në kokë. Mjekët nuk mundën ta shpetonin. Tezja e tij u vra dhe prindërit e tij mezi i mbijetuan zjarrit ndërsa përpiqeshin të merrnin trupin e fëmijës së tyre.Kirill 18-muajsh nga Mariupol ndodhet ende i shtruar në spital pasi ka marre një plumb.

Unë duhet ta raportoj këtë. Të paktën 38 fëmijë janë vrarë tashmë në Ukrainë. Dhe ky numër mund të vazhdojë të rritet!

Kur njerëzit në Rusi thonë se nuk janë në luftë me popullsinë civile, tregojini këto foto! Këto janë fytyrat e fëmijëve që nuk do rriten më kurrë.

Sa fëmijë të tjerë duhet të vdesin që trupat ruse të ndalojnë të shtënat dhe korridoret humanitare të funksionojne? Sa më shumë gjak duhet derdhur dhe shumë njerëz duhet të vdesin nga uria në mënyrë që trupat ruse të ndalojnë shkatërrimin e automjeteve që kryejnë misione humanitare?

Thirrje të gjitha mediave të ndershme në botë! Raportoni këto fakte të tmerrshme: pushtuesit rusë po vrasin fëmijë. Dhe e bëjnë me qëllim, qëllojnë mbi viktimat e tyre dhe nuk lejojnë ndihma humanitare. Tregojuni këtë edhe nënave ruse. Ata duhet të dinë se çfarë po bëjnë djemtë e tyre në Ukrainë. Trego këto foto të grave ruse. Janë burrat, vëllezërit, bashkatdhetarët e tyre që vrasin fëmijë dhe ndoshta kanë edhe të tyret! Kush pajtohet në heshtje me këtë krim është personalisht përgjegjës për vdekjen e çdo fëmije ukrainas. Shtetet e NATO-s! Mbylleni hapësirën ajrore për avionët rusë! Shpëtoni fëmijët tanë, që të mos vdesin femikjet tuaj nesër!

LAJMI KRYESOR: Lufta në Ukrainë/ Hapen korridoret humanitare në disa qytete, Zelenskyy paralajmëron Putin

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll