Bota

Zelenskyy paralajmëron ushtarët rusë: Nuk do të ketë vend të qetë për ju përveç varrit

7 Mars 2022, 07:57 Nga DOSJA
Zelenskyy paralajmëron ushtarët rusë: Nuk do të ketë

UKRAINË– Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, paralajmëroi ushtrinë ruse se forcat e tij “do të ndjekin deri në varr çdo ushtar që kryen krime lufte” në Ukrainë. Ushtarët rusë “do të përballen me ditën e gjykimit” për “vrasje të qëllimshme”, tha ai në një adresim nga Kievi.

“Ne nuk do të falim. Nuk do të harrojmë. Do t’i ndëshkojmë të gjithë ata që kryejnë mizori në këtë luftë. Në tokën tonë”, tha Zelensky.

“Nuk do të ketë vend të qetë në këtë tokë për ju, përveç varrit”, shtoi ai.

Zelensky u kërkoi udhëheqësve perëndimorë që të ndërmarrin veprime më të fuqishme kundër Moskës, duke thënë se “guximi i agresorit është një sinjal i qartë për Perëndimin, se sanksionet kundër Rusisë nuk janë të mjaftueshme”.

LAJMI KRYESOR: Lufta në Ukrainë/ Hapen korridoret humanitare në disa qytete, Zelenskyy paralajmëron Putin

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll