Bota

Korridore humanitare drejt Rusisë? Macron: Ne nuk e kemi kërkuar këtë gjë

7 Mars 2022, 08:04 Nga DOSJA
Korridore humanitare drejt Rusisë? Macron: Ne nuk e kemi kërkuar

UKRAINE– Rusia ka thënë se do të hapë korridore të reja humanitare për të lejuar evakuimin e civilëve. Rrugët e evakuimit të publikuara nga agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti tregojnë se civilët do të mund të largohen në Rusi dhe Bjellorusi.

Korridori nga Kievi do të çojë në aleatin rus Bjellorusi, dhe civilët nga Kharkiv do të kenë vetëm një korridor që të çon në Rusi, raporton BBC

Korridoret nga qytetet Mariupol dhe Sumy do të çojnë si në qytetet e tjera të Ukrainës ashtu edhe në Rusi, raporton agjencia e lajmeve AFP. Mirepo Presidenti francez Emmanuel Macron mohon të ketë kërkuar që ato korridore të çojnë në Rusi, raporton gazeta franceze e lajmeve BFMTV.

“Presidenti i Republikës as nuk ka kërkuar dhe as ka marrë korridore për në Rusi pas bisedës së tij me Vladimir Putin”, tha pallati presidencial i Elysee për BFMTV..

L’Élysée dément avoir demandé des couloirs humanitaires vers la Russie, contrairement à ce qu’affirme Moscou pic.twitter.com/gM8ulzAypN

— BFMTV (@BFMTV) March 7, 2022

“Presidenti i Republikës kërkon me ngulm që të largohen popullatat civile dhe të lejohet transporti i ndihmave.

“Është një mënyrë tjetër që Putini të shtyjë narrativën e tij dhe të thotë se janë ukrainasit ata që janë agresorët dhe ata janë ata që ofrojnë azil për të gjithë.”

LAJMI KRYESOR: Lufta në Ukrainë/ Hapen korridoret humanitare në disa qytete, Zelenskyy paralajmëron Putin

(a.b).dosjaal

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll