Bota

VIDEO/ Momenti kur një predhë ruse bie pranë gazetarëve në Ukrainë

6 Mars 2022, 13:49 Nga DOSJA
VIDEO/ Momenti kur një predhë ruse bie pranë gazetarëve

UKRAINË- Gazetarët dhe kameramanët të cilët vendosën të shkonin dhe të raportonin nga qytetet e Ukrainës janë tmerruar nga një predhë e lëshur nga ushtria ruse. Janë kapur pamje të tmerrshme kur predha u hodh në qytetin Irpin 50 metra larg Kievit. Në video duken gazetarë dhe civilë të panikosur që vrapojnë që të fshihen në pyll, ata panë live një tjetër sulm nga pala ruse.

ProtoThema shkruan se gazetari grek Tassos Tsiamis, kishte qenë në vend ngjarje dhe e kishte parë nga afër predhën që u drejtua drejt qytetit të Irpin-it. 

“Po i afroheshim urës së dëmtuar për të bërë disa foto, kur një predhë shpërtheu në një distancë prej 50 metrash” – tha gazetari grek Tassos Tsiamis. 

 

Në video duken gjithashtu ushtarët ukrainas që u kërkojnë qytetarëve të rrijnë të shtrirë në tokë dhe me kokën mbuluar derisa autobuzat nga Kievi të arrijnë.

LAJMI KRYESOR: 11 ditë luftë/ Bomba në qytet, Rusët pushtojnë Borodyanka, Zelenskyy bisedon me Biden

(j.c)/dosja.al

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gazetaret sulmohen ne ukraine lufta ukraine-rus gazetaret sulmohen ne ukraine lufta ukraine-rus

Sondazh

Poll