Bota

Njerëzit po vdesin në Ukrainë! Putin drekon me 20 stjuardese, nuk harron t’u dhurojë lule

5 Mars 2022, 16:36 Nga DOSJA
Njerëzit po vdesin në Ukrainë! Putin drekon me 20 stjuardese, nuk

RUSI-Putin po jeton në një botë shumë ndryshe nga ajo në të cilën ndodhet Ukraina. BBC raporton se Presidenti rus Vladimir Putin është takuar sot me stafin e linjës ajrore shtetërore Aeroflot. I ulur rreth një tavoline të mbushur me rreth 20 gra, imazhi është shumë i ndryshëm nga një foto e fundit e tij duke mbajtur një takim në një tavolinë të gjatë, disa metra larg komandantëve të tij më të afërt ushtarak.

Presidenti u ka dhuruar lule disa prej stjuardeseve që ndodheshin në atë takim.

Në takimin, të transmetuar në televizionin shtetëror, Putin tha se Rusia do të konsideronte çdo vend që vendos një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë si të ketë kryer një akt lufte

Takimi erdhi pasi Aeroflot tha se po anulonte të gjitha fluturimet ndërkombëtare, përveç për dhe nga Bjellorusia. Linjat ajrore ruse janë ndaluar nga hapësira ajrore në Mbretërinë e Bashkuar, BE dhe SHBA, si pjesë e një sërë sanksionesh për pushtimin e Ukrainës nga vendi.

LAJMI KRYESOR: 10 ditë luftë! Rusia s’respekton armëpushimin, Kievi vret negociatorin (ZHVILLIMET)

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi putin lufta ukraine-rusi putin

Sondazh

Poll