Bota

VIDEO/ NATO: Do të ketë më shumë vdekje! Ditët në vijim do të jenë më të këqija

4 Mars 2022, 13:06 Nga DOSJA
VIDEO/ NATO: Do të ketë më shumë vdekje! Ditët në

BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se fufta në Ukrainë do të shkaktojë më shumë vdekje dhe shkatërrim gjatë ditëve në vijim. Gjatë një deklarate për mediat nga mbledhja e Ministrave të Jashtëm në Bruksel, Stoltenberg i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të tërheqë të gjitha trupat nga Ukraina pa kushte.

“Me qytete nën rrethim, shkolla, spitale dhe ndërtesa banimi të granatuara. Veprime të pamatur rreth një centrali bërthamor mbrëmë dhe shumë civilë të vrarë ose të plagosur. Ditët që do të vijnë ka të ngjarë të jenë më të këqija, me më shumë vdekje, më shumë vuajtje dhe më shumë shkatërrime. NATO nuk është pjesë e këtij konflikti, por ka përgjegjësinë për të siguruar që ai të mos përshkallëzohet dhe të mos përhapet përtej Ukrainës”, tha Stoltenberg.

I pyetur për sulmin në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha: Veprimet e pamatura rreth termocentralit bërthamor mbrëmë vetëm nxjerrin në pah rreziqet e kësaj lufte. Lufta është e rrezikshme dhe lufta kundër operacioneve ushtarake duke shkuar rreth centralit bërthamor shton rrezikun.

Stoltenberg gjthashtu tha se Rusia po përdor bomba thërrmuese në Ukrainë.

Ne kemi parë përdorimin e bombave thërrmuese dhe kemi parë raporte për përdorim të llojeve të tjera të armëve që do të ishin në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare,” tha ai.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jens stoltenberg lufta ukraine-rusi jens stoltenberg lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll