Bota

Vrasja e 19-vjeçarit në Selanik, del raporti i vdekjes dhe fotot e 12 të arrestuarve

4 Mars 2022, 12:58 Nga DOSJA
Vrasja e 19-vjeçarit në Selanik, del raporti i vdekjes dhe fotot e

GREQI- Policia greke ka nxjerrë sot, me urdhër përkatës të Prokurorisë së Selanikut, të dhënat e identitetit dhe fotot e dymbëdhjetë personave, të cilët janë arrestuar për rastin e vrasjes së 19-vjeçarit Alkis Kampanos më 01/02/2022. Protothema shkruan se vrasja e Kampanos hapi ciklin e hetimeve për shoqërimet e tifozëve dhe “çmontimin” e tyre nga qeveria, në kuadër të nismave. kundër dhunës së tifozëve.

Më herët gjatë ditës së sotme panë dritën e ditës gjetjet e raportit të autopsisë-nekropsisë së mjekësisë ligjore për vrasjen e 19-vjeçarit Alkis. Raporti është përpiluar nga mjekja Lida Kovatsi, profesoreshë e asociuar dhe drejtoreshë e Laboratorit të Mjekësisë Ligjore dhe Toksikologjisë të Universitetit Aristotele të Selanikut.

Sipas asaj, 19-vjeçari Alkis u sulmua nga një grup dhe u transferua në Papanikolaou, ku u shpall i vdekur. Më datë 18/02 në Universitetin Aristotele të Selanikut iu dorëzuan thikën e tipit “karabit” dhe kosën me tehun që u përdorë për vrasjen e 19-vjeçarit.  Raporti shumëfaqësh i mjekësisë ligjore është tronditës për brutalitetin e rrahjeve ndaj 19-vjeçarit. Huliganët kanë rënë mbi të dhe me goditje të egra i kanë shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Është karakteristik se në trupin dhe organet e tij janë evidentuar 28 goditje të ndryshme.

“Trupi i Alcibiades Kampanos ka lëndime të shumta në kokë dhe gjymtyrë. Vdekja e tij vjen si pasojë e lëndimeve vdekjeprurëse në ekstremitetet e poshtme dhe dëmtimeve kraniocerebrale”, përfundon raporti.

Por si ndodhi ngjarja që ka tronditur vendin fqinj?

Mëngjesin e ditës së martë, më 1 shkurt, 10 ultras të “Bicepsit të Veriut” sulmuan Alkis Kampanos dhe dy miqtë e tij, të tre tifozë të klubit të njohur helen Arisi i Selanikut. 23-vjeçari shqiptar, Afksendos Çarçiu (Tzarziu) akuzohet si personi i mori jetën studentit 19-vjeçar.Ngjarja e rëndë u fiksua nga kamerat rreth vendngjarjes. Arrestimi i vrasësit u bë i mundur nga identifikimi i targave të njërës prej automjeteve, ndërsa mediat në Greqi e konsiderojnë shqiptarin e arrestuar një nga huliganët më të rrezikshëm në vend. Javën e kaluar, ai u dënua me 5.4 vite burg për posedim të sendeve të dhunshme si: thika, shufra hekuri, doreza, etj. Ato u gjetën pas ngjarjes në një zyrë të ultrasve të PAOK-ut (Bicepsi i Veriut). çarçiu i refuzoi kategorikisht të kishte lidhje me këto sende, edhe pse në xhepat e tij u gjetën çelësat e saj. Ai rezulton të ketë dhunuar së bashku me disa huliganë të PAOK-ut një ish-kryebashkiak të Selanikut.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni alkis kampanos vrasja e tifozit ne greqi alkis kampanos vrasja e tifozit ne greqi

Sondazh

Poll