Bota

Si u shpëtoi Zelenskyy 3 atentateve, në listën e mercenarëve ishin dhe vëllezërit Klitschko

4 Mars 2022, 10:23 Nga DOSJA
Si u shpëtoi Zelenskyy 3 atentateve, në listën e mercenarëve

UKRAINË– Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy u ka shpëtuar tre atentateve vetëm gjatë javës së kaluar. Dailymail shkruan se kanë qenë mercenarët e grupit Ëagner që mbështeten nga Kremlini dhe forcat speciale çeçene që janë dërguar në Ukrainë me misionin për ta vrarë Zelenskyyn. Por Ukraina u ka paraprirë, pasi ka qenë e informuar mbi këto ngjarje.

Sekretari i Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës konfirmoi tre atentatet dhe tha për shtypin lokal se kishte marrë informacion nga agjentë.

Një nga grupet ishte Ëagner, i cili ka 400 anëtarë të vendosur në Kiev. Ata depërtuan ën Ukrainë me një listë me 24 emra që kishin në shënjestër dhe një prej tyre ishte edhe Zelenskyy.

Ushtria e drejtuar nga oligarku Yevgeny Prigozhin, një aleat i ngushtë i presidentit rus, i cili shpesh quhet “kuzhinieri i Putinit” fluturoi pesë javë më pare drejt Ukrainës dhe përpara kishte një mission, eliminimin e Presidentit.

Në listë ishte edhe kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko dhe vëllai i tij Ëladimir, të dy kampionët e boksit që janë kthyer në figura ikonike në vijën e parë të luftës.

(Fm/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota volodomir zelenskyy volodomir zelenskyy

Sondazh

Poll