Bota

“Provokim monstruoz”/ Rusia pretendon se sulmi në centralin bërthamor u bë nga ukrainasit

4 Mars 2022, 09:48 Nga DOSJA
“Provokim monstruoz”/ Rusia pretendon se sulmi në centralin

RUSI- Ministria ruse e mbrojtjes të premten fajësoi diversantët ukrainas për një sulm në vendin e centralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë, duke e quajtur atë një provokim monstruoz. NDTV shkruan se Ukraina ka thënë se forcat ruse sulmuan fabrikën në orët e para të së premtes, duke i vënë flakën një objekti trajnimi pesë-katësh pranë, në një incident që provokoi dënimin ndërkombëtar të Moskës, një javë pas pushtimit të saj në Ukrainë.

Një zëdhënës i ministrisë ruse të mbrojtjes tha se centrali bërthamor po funksiononte normalisht dhe zona ishte nën kontrollin rus që nga 28 shkurt.

“Megjithatë, mbrëmë në territorin ngjitur me termocentralin, u bë një përpjekje nga regjimi nacionalist i Kievit për të kryer një provokim monstruoz“, citohet të ketë thënë zëdhënësi Igor Konashenkov.

LAJMI KRYESOR: 9 ditë LUFTË në Ukrainë, Rusia sulmon termocentralin bërthamor (Zhvillimet)

(I.A/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota igor konashenkov lufta ukraine-rusi igor konashenkov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll