Bota

Lufta në Ukrainë, Shtëpia e Bardhë: Nuk ka plan për takim ose bisedë Biden-Putin

3 Mars 2022, 19:33 Nga DOSJA

UASHINGTON – SHBA nuk ka ndërmend që të organizojë një takim ose telefonatë mes presidentit amerikan Joe Biden dhe homologut rus Vladimir Putin. Lajmi u dha nga zëdhënësja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Jen Psaki. Ajo theksoi se Biden është shumë i qartë për këtë vendim. Edhe pse SHBA konsideron se Rusia po pushton një vend sovran si Ukraina, Psaki theksoi se shteti amerikan nuk heq dorë asnjëherë nga diplomacia, por tani nuk është momenti i duhur për të zhvilluar bisedë ose takime mes liderëve.

“Nuk po planifikojmë ndonjë takim apo telefonatë mes tyre. Presidenti është shumë i qartë për këtë gjë. Por, do të kemi diskutime ndërkombëtare duke peshuar dhe rëndësinë e faktorëve. A mund të takohet Biden me Putin? Nuk mund të konfirmoj një gjë të tillë tani. Tani, Rusia po pushton Ukrainën, një vend sovran. Situata po përshkallëzohet me kalimin e ditëve. Nuk heqim dorë nga diplomacia, por tani nuk është momenti”, bëri me dije zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

LAJMI KRYESOR: 8 ditë LUFTË! Sulme në Ukrainë, Rusia pushton Kherson, bisedimet Kiev-Moskë (Zhvillimet)

Burimi: CNN

(d.v/dosja.al)


Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Loading ... Loading ...

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll