Art&Argëtim

Ermal Mamaqi: I ka hipur tangërlliku Borës, i them ta rimendojë ofertën…

3 Mars 2022, 12:56 Nga DOSJA
Ermal Mamaqi: I ka hipur tangërlliku Borës, i them ta rimendojë

TIRANË- Aktori i humorit Ermal Mamaqi ka thënë për moderatoren Bora Zemani i ka hipur “tangërlliku” pas ‘Big Brother VIP’. Ermali ishte i ftuar në emisionin ‘ABC-ja e mëngjesit’ është pyetur se nëse është e vërtetë që Bora do të jetë pjesë e serialit “HOT” në sezonin e dytë dhe ai me humor ka thënë që Bora tani ka një çmim të lartë, duke qenë se kjo e fundit ka qenë personazhi publik më i përfolur brenda dhe jashtë shtëpisë së BBV edhe pse nuk ishte konkurente.

“Kemi një problem, është një sfidë me Borën dhe uroj që të na shikojë dhe të ndryshojë mendimin e saj. Ngaqë u bë kjo zhurmë, i është rritur tangërlliku dhe ka një çmim të lartë. I bëj thirrje shikoje dhe njëherë ofertën se ndryshe folëm në fillim dhe ndryshe pas Big Brotherit. Borës i është rritur çmimi,”-tha ai.

Ermali gjithashtu ka sqaruar situatën me aktorin Donald Veshaj dhe këngëtaren Beatrix Ramosaj e cila u mor si një provokim nga fansat e aktorit, por sipas tij ka qenë një batutë e cila nuk ishte planifikuar më përpara thjesht erdhi natyrshëm.

“Ka pasur shumë fëmijë që kanë qenë dashuruar me Donaldin dhe iu duk sikur e sulmova. Kjo është magjia e televizionit, është një hipnozë totale. Këta njerëz kanë qenë të hipnotizuar nga Big Brother. Ishte një batutë kaq e thjeshtë që unë ta kisha menduar se do të bëhej virale do ta bëja më të fortë. Do të kisha marrë ndonjë bluzë të Borës dhe do të thoja ‘I Love You Bora’. Kjo do të ishte skandal. Trixën e njoh që kur ka qenë e vogël, njoh familjen, tezen. E di që është një vajzë shumë e mirë. Ndoshta ngaqë ka qenë gjithmonë në përkujdesin e familjes, ndonjëherë pëlqen që, në kuptimin e mirë të fjalës po e them, të llastohet. I shkon ky, por besoj se e ka kuptuar se nuk ishte për të. Nuk kam folur me të por jam i sigurt se nuk ka asnjë kundërshti kundrejt meje,”- tha Ermali.

Një batutë e aktorit të humorit Ermal Mamaqi dhe aktorit Salsano Rrapi u diskutua shumë pasi ata përmendën emrin e moderatores Bora Zemani dhe më pas për këngëtaren Beatrix Ramosaj. Kjo batutë e cila ndodhi brenda shtëpisë së Big Brother VIP  është parë si e qëllimshme.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz beatrix ramosaj big brother vip bora zemani donald veshaj ermal mamaqi salsano rrapi beatrix ramosaj big brother vip bora zemani donald veshaj ermal mamaqi salsano rrapi

Sondazh

Poll