Art&Argëtim

Film amerikan në Kosovë? Capital T i futet aktrimit, gati të luajë krah yjeve

3 Mars 2022, 09:32 Nga DOSJA
Film amerikan në Kosovë? Capital T i futet aktrimit, gati të

KOSOVË– Këngëtari Capital T është një ndër artistët që numëron disa hite të suksesshme në tregun muzikor dhe ka surprizuar fansat me projektin e fundit që ka paralajmëruar në rrjete sociale. Reperi duket se do distancohet nga muzika për t’iu përkushtuar një fushe tjetër siç është filmi. Këngëtari ka njoftuar se do jetë krah yjesh si pjesë e industrisë së filmit në projektin “Jericho Ridge”. Në një postim në rrjetin social Instagram, Capital T ka shpjeguar detajet e projektit i cili do të jetë filmi amerikan që do të luhet në Kosovë.

 

 

A post shared by Capital T (@truekapo)


Jam i emocionuar të njoftoj se do të futem në industrinë e filmit me një projekt të madh të quajtur Jericho Ridge me regji të Will Gilbey – Bafta Winner! Jam shumë i gatshëm për të filluar përvojën time të re me yjet e mëdhenj përreth, duke filluar me Nikki Amuka Bird – Bafta Nomined. Do të bëj më të mirën që ky projekt të mos jetë vetëm i pari  ndaj faleminderit që më keni mua Will dhe producentët Harvey Ascott, Besnik Krapi, Mark O Sullivan dhe Alex Tate. Një lajm tjetër i mirë është se i gjithë ky film amerikan do të xhirohet në vendin tim – Prishtinë, Kosovë. Faleminderit të gjithëve dhe suksese për ne”– shkruan këngëtari.

Si do vazhdojë ky projekt dhe a do shkëlqejë Capitali dhe këtu si në muzikë, na mbetet të presim për ta parë….

d.k/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz capital t capital t pjesë e një filmi capital t capital t pjesë e një filmi

Sondazh

Poll