Art&Argëtim

Dalin përgjimet e ish-DJ të BBC, organizoi seks me fëmijët filipinas: Mezi pres vogëlushe

3 Mars 2022, 12:06 Nga DOSJA
Dalin përgjimet e ish-DJ të BBC, organizoi seks me fëmijët

MRETËRI E BASHKUAR- – DJ i BBC Radio I, Mark Page dyshohet se ka fluturuar në Filipine për të kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 12-vjeçare dhe ka dërguar mesazhe për aktet seksuale që ai dëshironte të kryente. BBC shkruan se kjo është bërë e ditur nga gjykata.

Mark Page, i cili ishte në stacion në vitet 1980, “përdorte bamirësinë dhe biznesin si mbulesë” për të takuar të rinjtë, tha Teesside Crown Court. Page, 62 vjeç, mohon të pesë akuzat që gjykata ka hedhur kundrejt tij për kryerjen e akteve seksuale me 5 të mitur. Tri nga veprat penale që u thanë në gjykatën e Teesside kishin ndodhur në vitin 2016 live ne internet, kur ai ishte në Britani dhe fëmijët ishin në Filipine. Dy shkeljet e tjera kanë ndodhur kur Page udhëtoi për në Filipine. Në gjykatë u tha se ai i ka dërguar 2000 pesos ( 96.46 dollarë) një vajze pasi ajo dyshohet se ka kryer akte seksuale përmes një kamere në internet ndërkohë që i ka shkruar duke i thënë se mezi priste ta takonte.

“Shpresoj të të vizitoj vogëlushe në fund të tetorit. A do ta sjellësh edhe atë bukuroshe?”-shkruan ai.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz mark page mark page

Sondazh

Poll