Bota

Ministri britanik: Ushtria ruse përbën rrezik për Ukrainën dhe të gjithë botën 

3 Mars 2022, 09:16 Nga DOSJA
Ministri britanik: Ushtria ruse përbën rrezik për Ukrainën

ANGLI- Ushtria ruse është një forcë pushtuese e pamëshirshme e cila përbën një rrezik menjëherë për Ukrainën, por edhe për Evropën dhe botën. The Guardian shkruan se këtë gjë e ka deklaruar, ministri i sigurisë i Mbretërisë së Bashkuar Damian Hinds. Hinds ka deklaruar se pavarësisht ushtrisë ruse, Ukraina ka treguar një trimëri dhe këmbëngulje të madhe, dhe për këtë janë të befasuar.

“Sa i shqetësuar jam? Të gjithë jemi dëshpërimisht të shqetësuar. Kjo është një forcë pushtuese e pamëshirshme. Kur bëhet fjalë për taktikat dhe strategjinë ushtarake, nuk do të hamendësoj Vladimir Putinin dhe atë që ai mund të mendojë, çfarë mund të ketë në kokën e tij. Por ne e dimë se kjo është një forcë e pamëshirshme, një forcë jashtëzakonisht e rrezikshme, padyshim që është e afërt tani për Ukrainën, por në fakt e rrezikshme për Evropën dhe botën më të gjerë.

Trimëria, këmbëngulja e Ukrainës, të gjithë jemi befasuar dhe është kaq e rëndësishme që të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbështetur në atë që po bëjnë dhe për t’u siguruar dhe këtu kemi sanksionet. Projektligji për Krimin Ekonomik, transparenca dhe zbatimi që del të hënën në Kuvend. Kjo është arsyeja pse të gjitha këto gjëra janë kaq të rëndësishme, pse absolutisht duhet ta bëjmë regjimin të lëndohet”, ka deklaruar ai.

LAJMI KRYESOR: 8 ditë LUFTË! Sulme në Ukrainë, Rusia pushton Kherson, sot bisedime Kiev-Moskë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota damian hinds lufta ukraine-rusi damian hinds lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 3 Mars 2022, 08:33

Poloni: Refugjatët nga Ukraina në udhëkryq

Mijëra refugjatë nga Ukraina kalojnë nëpër një qendër pranimi në Korczova të Polonisë. Krah ukrainasve atje ka edhe shumë njerëz nga vende të tjera. Mes kaosit ...