Bota

Rusia mund të përfundojë në Hagë, 38 vende kërkojnë hetime për krime lufte, edhe Shqipëria

2 Mars 2022, 22:36 Nga DOSJA
Rusia mund të përfundojë në Hagë, 38 vende

BRITANI E MADHE- Rusia është referuar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) nga 38 vende të ndryshme lidhur me krimet e dyshuara të luftës të kryera gjatë pushtimit të saj në Ukrainë. Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën në mbrëmje, zyra e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar tha se ka udhëhequr përpjekjet për të bashkuar aleatët, duke përfshirë të 27 anëtarët e BE-së, Kanadanë, Zelandën e Re dhe Zvicrën, për të raportuar regjimin e Vladimir Putin në gjykatë.

Dominic Raab, zëvendëskryeministri dhe sekretari i drejtësisë i Mbretërisë së Bashkuar, tha në një deklaratë se si një anëtar themelues i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Britania është e gatshme të ofrojë ndihmën e nevojshme teknike për të mbështetur dënimet e suksesshme.

“Çdo lider apo oficer rus që zbaton urdhra që përbëjnë krime lufte duhet të dijë se do të përballet në përfundim në bankën e të akuzuarve të një gjykate dhe përfundimisht në burg”, – shtoi Raab. Nismës i është bashkar edhe Shqipëria, ndërsa ministrja e Jashtme Olta Xhaçka shprehet se Rusia duhet të hetohet për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Ukrainë. Ndërkohë që seancat e para për të vlerësuar nëse duhet të nisë gjykimi, do të mbahen më datë 7 dhe 8 mars në Hagë të Holandës.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, bisedimet nesër

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gjykata e hages lufta ukraine-rusi rusi gjykata e hages lufta ukraine-rusi rusi

Sondazh

Poll