Bota

E dyshimtë/ Manjati ukrainas gjendet i varur në banesën e tij shumë milionëshe

2 Mars 2022, 22:31 Nga DOSJA
E dyshimtë/ Manjati ukrainas gjendet i varur në banesën e tij

UKRAINË- Një manjat me origjinë ukrainase, i cili bëri pasurinë e tij në naftë dhe gaz, është gjetur i vdekur në rezidencën e tij në Surrey. Dailymail shkruan se policia po e trajton vdekjen e babait të tre fëmijëve, Mikhail Watford si ‘të pashpjegueshme’, por nuk mendohet të jetë e dyshimtë.

Trupi i 66-vjeçarit u zbulua në garazhin e pronës së tij luksoze në pronën ekskluzive Wentworth në Virginia Water, Surrey, ku shtëpitë arrijnë deri në 20 milionë. Lajmi për vdekjen e Watford u shfaq në ditën kur Boris Johnson i tha Commons se ai do të publikojë një listë të plotë të njerëzve të lidhur me regjimin e Vladimir Putin , një pjesë e konsiderueshme e të cilëve do të përballen me sanksione.

Policia u thirr pasi manjati i pronës, i cili nuk është në mesin e atyre oligarkëve të sanksionuar tashmë, u gjet i vdekur mesditën e së hënës. Ditën e djeshme, gruaja e tij estoneze, Jane, 41 vjeçe, postoi një foto në rrjetet sociale ku shihet duke u puthur me burrin e saj në ambjentet e rezidencës së tyre.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota mikhail watford mikhail watford

Sondazh

Poll