Bota

VD/ Skandal! Policia ruse fut në burg fëmijë me nënat e tyre në Moskë

2 Mars 2022, 13:53 Nga DOSJA
VD/ Skandal! Policia ruse fut në burg fëmijë me nënat e tyre

MOSKë – Forcat e policisë ruse po shtojnë arrestimet ndaj qytetarëve që protestojnë kundër luftës në Ukrainë. Madje, absurditeti i sjelljes së policisë shkon deri aty sa burgor dhe nëna me fëmijët e tyre. Një video të “Daily Mail” tregon se si një nënë ruse përpiqet të qetësojë fëmijën e saj që po qan pasi protestuan sot.

Sociologja ruse Alexandra Arkhipova tregon se Ekaterina Zavizion dhe Olga Alter janë burgosur me fëmijët e tyre Sofya Gladkova, 7 vjeçe, Liza Gladkova, 11 vjeçe, Gosha Petrov, 11 vjeç, Matvey Petrov, 9 vjeç dhe David Petrov, 7 vjeç.

Një vajzë pyet nënën e saj se përse është ulur aty. Ajo i përgjigjet se çdo gjë do të shkojë mirë.

“Pse po rri aty?”, pyet vogëlushja nënën.

“Gjithçka do shkojë mirë, a ke besim te unë?”, i përgjigjet nëna të bijës.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, bisedimet mbeten pezull

Burimi: Daily Mail 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll