Art&Argëtim

“Bora ka rrezikuar shumë”, Arbër Hajdari: Puthja me Donaldin në program e …

2 Mars 2022, 10:55 Nga DOSJA
“Bora ka rrezikuar shumë”, Arbër Hajdari: Puthja me

TIRANË- Opinionisti Arbër Hajdari ka shprehur mendimin e tij për takimin e shumë përfolur mes aktorit Donald Veshaj dhe moderatores Bora Zemani. Në një deklaratë në “Post Big Brother Vip”, Hajdari tha se Bora ka rrezikuar shumë duke u bër pjesë e programit. Opinionisti gjithashtu shprehu dyshimet e tij mbi vërtetësinë e lidhjes së re që Donaldi krijoi brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

“Bora ka rrezikuar shumë duke marrë pjesë në program aq më shumë duke dhënë puthjen. Nuk shoh arsye që Donaldi të tërhiqej, të paktën sa të mbaronte ky program. Më është dukur e çuditshme edhe lidhja e re, edhe për mënyrën si u krijua, edhe hyrja e e Triksës në finale se sjellja e Donaldit ishte e ftohtë, kurse Triksa më është dukur e sinqertë”, tha Arbri.

 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Marrëdhënia mes moderatores Bora Zemani dhe aktorit Donald Veshaj është komentuar shumë në mediat rozë në kohën kur ky i fundit ishte banorë i shtëpisë së ‘Big Brother VIP’, por ky i fundit më pas u përfshi në një lidhje dashurie me këngëtaren, Beatrix Ramosaja. Pas daljes nga shtëpia e BBV Donald dhe Beatrix nuk janë parë bashkë.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz arbër hajdari beatrix ramosaj big brother vip bora zemani donald veshaj arbër hajdari beatrix ramosaj big brother vip bora zemani donald veshaj

Sondazh

Poll